Përfundojnë zgjedhjet rajonale në Itali, në mesditë u mbyllën qendrat e votimit
Në Itali përfunduan sot zgjedhjet rajonale dyditore. Në 13 prej 20 rajoneve qytetarët dhanë deri në mesditë votën e tyre. Të dielën pati një pjesëmarrje të ulët në zgjedhje. Sipas sondazheve të fundit pasojë e kësaj mund të jenë para së gjithash humbje për partinë e kryeministrit Silvio Berlusconi. Berlusconi e kishte shpallur votimin si një test kombëtar për qeverinë e tij.