Ambasadorja greke në Maqedoni: Racizmi ushtarak incident i izoluar, s’përfaqëson Greqinë
Ambasadorja greke në Maqedoni, Aleksandra Papadopulos, u shpreh sot se rasti i racizmit të ushtarëve grek është incident i izoluar, dhe nuk duhet të nxirret prej konteksti. Gjatë një komunikimi për mediat, pasi zëvendësministri i Punëve të Jashtme Zoran Petrov i dorëzoi notën protestuese ambasadores, ajo kërkoi që rasti të mos predimensionohet. “Doemos duhet të dënohet dhe është dënuar. Kjo nuk përfaqëson popullin grek, sjelljen, mentalitetin dhe ndjenjat e grekëve. Ju lutem mos e predimensiononi rastin, ky është rast i izoluar. Kjo nuk i ndihmon askujt”, deklaroi Papadopulos.