E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hertha shkarkon trajnerin Skibbe

Hertha Berlin ka shkarkuar trajnerin Michael Skibbe të dielën, vetëm pesë ndeshje pas emërimit të tij në detyrë.

Hertha u mposht 5-0 nga Stuttgart të shtunën dhe kjo i kushtoi Skibbes me shkarkim nga posti. 48 vjeçari ishte emëruar në pozitë në fillim të vitit pas largimit të Markus Babbelit.

Skibbe është trajneri i gjashtë i shkuar në Bundesligë deri më tani gjatë këtij sezoni pas Babbelit (Hertha), Marcus Sorg (Freiburg), Michael Oenning (Hamburg) dhe Holger Stanislwaski (Hoffenheim).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›