E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfundon Muzeu i krimeve te komunizmit

Muzeu i krimeve të komunizmit financim i Bashkisë Shkodër me Ministrinë e Kulturës me një fond prej 57 milionë lekësh tashmë ka përfunduar plotësisht ndërtimi fizik i tij, ndërsa pritet vetëm plotësimi me aksesorët e nevojshëm që do u paraqiten brezave për vuajtjet e gjithë të atyre të burgosurve për 50 vite më radhë. Punimet janë kryer plotëisht mbeten vetëm ca vogëlsira shprehet kështu zbatuesi i punimeve Mark Gjeka, i cili shprehet se është ruajtur e gjithë struktura dhe në qelitë e burgut shihen qartë gjurmët e vuajtjeve të gjithë të burgosurve. Ai sqaron se konsultat me të burgosurit kanë qenë të vazhdueshme për të ruajtur autencitetit e burgut.

Në muzeun e Krimeve të Komunizmit, i cili është ndërtuar në ambjentet e ish-Burgut, pronë e Provincës Françeskane, duken qartë edhe gjurmët e vuajtjeve për rreth 50 vite të dënuarave, të cilët kaluan torturat ndër më çnjerëzoret gjatë fazës së hetuesisë.Në qelitë e këtij burgu kanë vuajtur shumë intelektual të Shkodrës. Ministri i Kulturës Aldo Bumçi sqaron se ky është Muzeu i parë që po ndërtojme pas hapjes së pavionit të genocidit në Muzeun Historik Kombëtar, por po punohet edhe për muzeume të tjeër sic është burgu i Spaçit apo edhe kampi i internimit.

Shkodra në vitin 1946 kishte 13 burgje dhe më pas të gjithë futeshin tek burgu ish-degës së brendshme.Shkodra si qark ka 601 të pushkatuar nga regjimi komunist, 136 të vdekur ndër burgje, 2846 të burgosur politikë dhe 1924 të internuar politikë.Ky muze do të tregojë vuajtjet, torturat dhe ekzekutimet me e pa gjyq të qindra shkodranëve të cilët në përpjekje për të kundërshtuar regjimin komunist e ideologjinë e tij, ranë viktima të terrorit dhe dhunës komuniste. Ministria e Kulturës ka akorduar edhe fondin e nevojshëm për funksionimin e këtij Muzeu dhe përfundimin e projektit të ndërtimit. Çdo gjë do jetë gati me rastin e festimeve për 100-vjetorin e shpalljes së pavarësisë, ku Muzeu do vihet në shërbim të vizitorëve të shumtë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›