E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon Olimpiada Speciale

Pas tri ditëve të mbushura sport dhe aktivitete të ndryshme është mbyllur edhe për këtë vit edicioni i dytë i Olimpiadës Speciale. 250 pjesëmarrësit me aftësi të kufizuara nga 12 qarqe të vendit kanë garuar në gjashtë disiplina në qendrën sociale "Don Bosko": basketboll, futboll, atletikë, pingpong, bowling dhe not. Nën mbështetjen dhe kujdesin e veçantë të Fondacionit Vodafone Albania dhe bashkëpunimit të saj me Olimpikun Special Shqiptar, Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, si dhe një numër të madh vullnetarësh u arrit që edhe për këtë vit, atletët me aftësi speciale të ishin në qendër të vëmendjes, duke i mahnitur të gjithë me entuziazmin, energjinë dhe pasionin e madh për jetën dhe sportin. "Të gjithë jeni fitues", kështu iu është drejtuar zonja Liri Berisha fëmijëve me aftësi të kufizuara në gjatë ndarjes së çmimeve, ku u shpërndanë kupa dhe certifikata. E pranishme në ceremoninë e mbylljes ishte edhe ambasadorja e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, znj. Fiona MekIlham.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›