Zbardhet vrasja ne Sarande

Policia ka hedhur drite mbi vrasjen e të premtes në fshatin Gjashtë të Sarandës. Konflikti për 50 euro degjenori deri në vrasjen e 42 vjeçarit Ardian Beqiri, i cili kishte dalë në mbrojtje të nipit të tij. Ky i fundit i kishte borxh 50 euro autorit, por që pas fyerjeve gjatë sherrit, nxori armën e zjarrit dhe shkaktoi një viktimë dhe dy të plagosur.
Policia ka identifikuar për autor të dyshuar të krimit shtetasin Bledar Ruçin nga Delvina. Sipas informacionit të policisë, Ruçi pasi është zënë me nipin e 42 vjeçarit,në një tjetër lokal në fshatin Gjashtë, pasi është armatosur ka hyrë në lokalin e viktimës. Atë moment viktima është bërë mburojë për nipin e tij, i cili nuk ka pësuar asnjë lëndim gjatë aktit të vrasjes.
Nga jashtë derës së lokalit, autori ka qëlluar në drejtim të një tavolinës së tyre, plumbat kanë rënë mbi Ardian Beqirin, i cili gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të lënduarit janë përcjellë në spitalin e Sarandës për t'iu nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale.
Agresori pasi ka qëlluar, është larguar menjëherë me një automjet me targa italiane, në drejtimin e poshtëm të fshatit Gjashtë ndërsa policia e gjeti të djegur mjetin dhe një bluzë larg vendngjarjes.