E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon aksioni i INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje

HIMARE- Përfundon me aksionin në Dhërmi, aksioni një javor i INUK për prishjen e ndërtimeve pa leje në Bashkinë e Himarës.

Aksioni që zgjati për gati një javë u drejtua nga kryeinspektori Gazmend Osmani. Nga fillimi i aksionit deri tani janë ekzekutuar mbi 70 vendime të Bashkisë së Himarës për prishje, ndërkohë që behet e ditur se çdo vendim ka qenë i bazuar në ligj.

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është shtrirë nga veriu në jug. Ky aksion u mbështet dhe nga FNSH-ja e Vlorës, për të shmangur përplasjet me pronarët e objekteve, por në përgjithësi nuk u shënuan incidente.

Sipas INUK, këto aksione vijnë në zbatim të ligjit për inspektimin e ndërtimit dhe planifikimin e territorit, me qëllim respektimin e normave dhe standardeve në ndërtim e urbanistikë.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›