E Diel, 1 Nëntor 2026

Holandë, zgjedhje të parakohshme, shkak kriza financiare

HOLANDE - Negociatat mes koalicionit qeveritar në Holandë dhe aleatit të saj në Parlament për reduktimin e deficitit publik kanë dështuar duke i hapur rrugën një rrëzimi të mundshëm të qeverisë.

Kryeministri holandez, Mark Rutte njoftoi sot zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, për shkak të dështimit të negociatave mes palëve.

Negociatat, që nisën më 5 mars dhe parashikuar fillimisht për të zgjatur tre javë do të mundësonin arritjen e një marrëveshjeje për kursimin e 16 miliardë eurove për të reduktuar deficitin publik të Holandës.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›