LSI, Rama: Reforma zgjedhore të garantojë barazinë e votës
TIRANË - Reforma zgjedhore është dhe mbetet përcaktimi apo obligimi kryesor i LSI-së dhe ajo duhet të garantojë barazinë e votës për qytetarët shqiptarë. Gjatë konferencës zgjedhore të LSI-së së Rrethit të Matit, sekretari i Përgjithshëm Luan Rama u shpreh se reforma zgjedhore duhet të garantojë barazinë e votës.
Ne nuk do t’i reshtim përpjekjet tona që kontributi ynë pozitiv dhe i gjithë angazhimi dhe energjitë tona pozitive të bëjnë të mundur që reforma zgjedhore të na çojë të gjithëve tek zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare, me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe që më në fund Shqipëria të mos vazhdojë të jetë vendi i vetëm në Europë që problemet me zgjedhjet”, tha ai.
Më tej, Luan Rama nënvizoi se LSI është një forcë e integrimit europian të Shqipërisë dhe si e tillë ajo ka dhënë dhe vazhdon të japë kontributin e saj në plotësimin e kushteve të Bashkimit Europian.
Luan Rama deklaroi se "LSI nuk është pjesë e mazhorancës vetëm për të garantuar numrat që të ekzistojë apo të krijohet qeveria. Ne jemi pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve dhe reformave që lidhen me plotësimin e 12 kushteve që janë të domosdoshme të përmbushen në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit, që Shqipëria të meritojë statusin e Vendit Kandidat".
Lidhur me zgjedhjen e Presidentit, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së tha se "ne jemi të angazhuar që procesi të jetë serioz, i përgjegjshëm, të jetë proces që të kontribuojë në tërësinë e reformave të integrimit evropian të vendit sepse edhe nga mënyra se si ne do të sillemi dhe se si politika shqiptare do të reflektojë në zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të reflektohet në vlerësimin e partnerëve tanë ndërkombëtare karshi Shqipërisë".
Sipas tij, zgjedhja e Presidenti nuk është sfidë emrash apo sfidë partish por është sfida e radhës e politikës shqiptare përballë interesave evropiane të vendit ashtu siç është sfidë për politikën shqiptare reforma zgjedhore apo edhe tërësia e 12 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria për të merituar ftesën për statusin e Vendit Kandidat për në BE.
"Qytetarët shqiptarë këtë duan dhe Lëvizja Socialiste për Integrim punon dhe do të punojë gjithmonë që të përmbushet çdo gjë në të mirë të interesave të qytetarëve shqiptarë", përfundoi Luan Rama.
(er.nu/BalkanWeb)