BSH: Bankat kanë shtrënguar standardet e kredidhënies
TIRANE – Ngadalësimi i aktivitetit ekonomik të vendit, si pasojë e intensifikimit të efekteve të krizës së eurozonës ka detyruar bankat që të shtrëngojnë standardet për të dhënë kredi.
Ky fakt konstatohet nga Banka e Shqipërisë, në vrojtimin për aktivitetin kreditues për tremujorin e parë të këtij viti. Sipas vrojtimit, krahasuar me tremujorin e mëparshëm kushtet e huadhënies janë shtrënguar, më pak për bizneset, por më tej për individët.
Sipas qëllimit për të cilin përdoret kredia, bankat kanë shtrënguar njëlloj standardet si për kredinë e akorduar ndërmarrjeve të mëdha për kapital qarkullues, ose për qëllim investimi, ashtu edhe për kredinë e dhënë individëve për blerje banese apo për konsum.
Nga vrojtimi i Bankës Qendrore rezulton se faktorët që kanë ndikuar në këtë sjellje të sistemit bankar janë problemet specifike të sektorit ku operon biznesi, situata e kredive me probleme dhe situata e përgjithshme makroekonomike. Ndërsa për individët faktor shtesë janë edhe zhvillimet ne tregun e pasurive të paluajtshme.
Politika shtrënguese e bankave është reflektuar me rritjen e komisioneve dhe rritjen e kërkesës për kolateral. Për sa i përket tremujorit të dytë të vitit, bankat janë më optimiste me vlerësimet për standardet e aplikuara për kredidhënie. Gjithashtu ato presin që kërkesa për kredi të rritet, si nga bizneset ashtu edhe nga individët.
(er.nu/BalkanWeb)