UNESCO Piramida eshte pjese e historise
Duke shkuar pertej argumenteve politike ne debatin mbi Piramiden jane perfshire edhe specialiste te trashegimise kulturore. Argumenteve te specialisteve vendas si Maks Velo Artan Lame apo Lorenc Bejko se Piramida i takon arkitektures monumentale dhe eshte nje objekt qe ka histori i eshte bashkuar edhe nje specialist i huaj. I pranishem ne Tirane per inaugurimin e masterit per Trashegimine Kulturore krijuar me mbeshtetjen e UNESCO-s Engelbert Ruos drejtori i kesaj organizate per Europen nuk eshte pajtuar me idene per prishjen e Piramides dhe ngritjen ne te njejtin vend te Parlamentit nje projekt i qeverise shqiptare. Duke arsyetuar se periudha ish-komuniste eshte nje epoke si gjithe te tjerat qe ka vendin e saj ne histori Ruos ka thene se edhe ndertimet e kesaj periudhe duhet te trajtohen si pjese e trashegimise. Une e kuptoj qe ky objekt mund te shkaktoje ende emocione negative por eshte pjese e historise dhe cfare eshte histori eshte edhe trashegimi. Ne nje kohe te mevonshme nje nder synimet e UNESCO-s eshte qe ne te ardhmen te mos marre ne mbrojtje vetem objekte apo pasuri qe i perkasin nje kohe te hershme por edhe objekte te historise moderne ka thene drejtori i UNESCO-s per Europen. Ndersa per sa i perket idese se shumedebatuar nese duhet te ngrihet ne te njejtin vend godina e Parlamentit apo nese godina ekzistuese duhet te pershtatet si e tille Engelbert Ruos thekson se shnderrimi i kesaj ndertese ne Parlament duhet te diskutohet gjate mes specialisteve dhe autoriteteve shteterore. Nderkohe teksa eshte prezantuar projekti i ri dhe ndarja e zerave te fondit qe do te shkoje per te opozita kundershton duke theksuar se duhet te merret edhe nje mendim qeveritar lidhur me kete fakt. Piramida eshte perfshire aktualisht ne nje faze rikonstruksioni per ta shnderruar ne qender multikulturore nje projekt qe mori udhe ne kohen e ish-ministrit te Kultures Ylli Pango. Ne fakt debati i dyte ne lidhje me Piramiden ka te beje me shperdorimin e fondeve qe kane shkuar per projekte te ndryshme lidhur me kete objekt te cilet rrezojne njeri-tjetrin. Ne vitin 2006 qeveria pagoi nje kompani belge me rreth 500 mije euro per projektin. Me pas filloi ndertimi i teatrit qe ka kushtuar rreth 5 milione euro. Pervec zhveshjes se jashtme nga mermeri ne brendesi te Piramides jane bere disa nderhyrje te cilat jane shume larg projektit final dhe shume te vonuara ne kohe nga afati i parashikuar per te ngritur qendren kulturore qe do te kishte nje salle teatri nje salle ekspozitash dhe ambiente te tjera per veprimtari kulturore. Por pavaresisht kostove te cilat sigurisht qe u rendojne taksapaguesve shqiptare qeveria mbetet ende te projekti i prishjes se Piramides.