E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon festivaliPolifonik, BylisFonia 2010

MALLAKASTER- Për tre ditë me radhë rreth 15 grupe artistike nga rrethe të ndryshme të vendit, por edhe jashtë kufijve të Shqipërisë, u ngjitën në skenën e improvizuar në qendër të qytetit antik, ku nëpërmjet interpretimit të tyre i dhanë jetë e gjallëri jo vetëm kësaj qendre historike por edhe më gjerë.

Në ditën e tretë të festivalit u dhanë edhe vlerësimet për grupet pjesëmarrëse. Juria e përbërë nga njerëz të shquar të artit dhe kulturës vlerësuan paraqitjen e grupeve polifonike të Sarandës, atë të Himarës, të rrethit Mallakastër si dhe të fshatit Velc në rrethin Vlorë.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›