E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohen gjashtë persona për vjedhje brenda 24 orëve

Gjashtë persona të akuzuar dhe të dënuar për vjedhje u arrestuan nga policia e Tiranës në tri katër aksione të ndryshme të zhvilluara gjatë 24 orëve të fundit.
Burime zyrtare të policisë së kryeqytetit, thanë se nga komisariati i Policise Nr.1 Tirane u bë i mundur arrestimi i shtetasve të mitur me iniciale B.M, 16 vjeç, Xh.K,15 vjeç dhe E.F, 13 vjeç, pasi akuzohen për vjedhje.
Sipas policisë, të arrestuarit janë autorë të krimeve si më poshtë:
- Vjedhja në dt. 05.06.2010, të dy kompjuterave lap top, në godinën e Qytetit Studenti, në pronësi të dy shtetasve.
- Vjedhja me dt. 13.05.2010, të një kompjuteri lap top në godinën nr.10 në Qytetit Studenti, në pronësi të nje shtetaseje Materialet do t'I kalojnë Prokurorisë. Nenet 134 dhe 25 të K.P.
Ndërkohë mbreme nga Komisariati i Policise Nr.2 Tirane ndalua shtetasi në kërkim Gerald Artur Zeneli, i vitl.1991, banues në Tiranë i shpallur në kërkim me dt.11.01.2010, sepse Gjykata e Rrethit Durrës me vendim Nr.959, dt.26.08.2009, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale të vjedhjes. Neni 134 i K.P. Sot është bërë ekzekutimi i urdhërit të prokurorit për ndalimin e këtij shtetasi pasi ka rezultur nga akti i ekspertimit i kryer se dyshohet te jete 17.05.2010, është autor i vjedhjes së lokalit bar - kafe "Postrubi", në rrugën "Irfan Tomini". Sipas deklaratës së policisë, për këtë person u bë i mundur dokumentimi ligjor i implikimit në disa ngjarje të tjera, konkretisht:
- Vjedhja me dt. 26.11.2009, e minimarketit në rrugën "Irfan Tomini", në pronësi të nje shtetasi.
- Vjedhje e minimarket "Tirana" në Selitë, në pronësi të nje
- Vjedhje dyqani ushqimor në pronësi të shtetasit
- Vjedhje e dyqanit të mishit "Arani", në pronësi të nje shtetasi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›