Përfundon greva e doganierëve grekë, nis qarkullimi
Puna ka nisur sot në orën 07:00, dhe në të dy anët e kufirit, në pikat e kalimit në Kapshticë dhe Kakavijë, njerëzit dhe automjetet po kalojnë normalisht.
Në doganën e Kapshticës po punohet me pesë sportele për të përballuar fluksin e madh të udhëtarëve dhe automjeteve që vijnë nga të dy anët. Deri në orën 11:00, në këtë pikë kalimi kanë kaluar të paktën 990 persona dhe 320 automjete.
Në doganën e Kapshticës u pezullua kalimi i automjeteve për gjatë 5 ditëve për shkak të një greve të doganierëve grekë, që filloi të martën dhe përfundoi ditën e shtunë.