E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha në Shkodër: Situata nga reshjet nuk është alarmante

Basha theksoi se, situata është shumë dinamike dhe vazhdimësia e saj varet nga një sërë faktorësh , si temperatura, prurjet nga sistemet hidrike brenda, por dhe jashtë territorit të Shqipërisë, që ushqejnë Drinin nga Maqedonia, liqenin e Shkodrës nga Mali i Zi, apo lumenj të tjerë.

“Për të përballuar situatën me efikasitet të plotë është e domosdoshme të vazhdojmë të monitorojmë hap pas hapi, orë pas ore çdo ndryshim të saj dhe natyrisht për këtë do të bëjmë transparencën e plotë për publikun”, deklaroi ministri Basha.

Sipas tij, gjendja për momentin nuk paraqitet alarmante, por institucionet kanë marrë të gjitha udhëzimet për të koordinuar veprimtarinë dhe për të monitoruar ndryshimin e situatës hap pas hapi.

Në fillim të këtij viti, disa zonat qarkut të Shkodrës, u përfshinë nga përmbytjet, si pasojë e reshjeve të pandërprera të shiut që detyruan hapjen e portave të hidrocentrale të kaskadës së lumit Drin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›