E Shtunë, 31 Tetor 2026

Autoritet: Shkarkimet në hidrocentrale brenda normave

Portat shkarkuese të këtij hidrocentrali janë hapur si pasojë e reshjeve të shumta që kanë rënë ditët e fundit, dhe sipas Ollit, aktualisht shkarkimet janë 1200 metër/kub në sekondë.

Olli theksoi se, situata paraqitet disi më problematike vetëm në fshatin Ashtë të Shkodrës, ku si pasojë e shkarkimeve nga HEC-i i Vaut të Dejës, rrezikohen të paktën 10 banesa.

Ndërkohë, edhe drejtori i Korporatës Elektro- Energjitike Shqiptare, Muharrem Stojku, thekson se, situata në hidrocentralet e kaskadës së lumit Drin është nën kontroll, dhe shkarkimet nga portat e hidrocentraleve janë normale në kushtet e reshjeve të vazhdueshme.

“Për shkak të shkrirjes së dëborës në zonën e verilindjes, reshjeve të shiut që kanë përfshirë prej disa ditësh vendin tonë dhe hapjes së portave të liqenit të Ohrit nga ana maqedonase, portat e hidrocentraleve të Komanit dhe Vaut të Dejës, janë hapur prej pasdites së 18 shkurtit”, pohoi kreu i KESH-it, Stojku.

Sipas tij, shkarkimet nga hidrocentrali i Komanit janë 450 m/kub ujë në sekondë, ndërsa në hidrocentralin e Vaut të Dejës, 1200 metër/kub ujë në sekondë.

Prej disa ditësh verilindja e vendit është përfshirë nga reshje të dendura shiut, ndërsa në lartësinë mbi 1000 m ka pasur edhe reshje dëbore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›