Përfundon kalendari i reformave, më 9 korrik pritet nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit në NATO
U zhvillua në Bruksel takimi në formatin SPCR (Komiteti Politik i Niveli të Lartë i Përforcuar) + Shqipëria, ku u diskutua për Kalendarin e Reformave për anëtarësimin me të drejta të plota të Shqipërisë në NATO. Ekipi shqiptar kryesohej nga Koordinatori Kombëtar për Çështjet e NATO-s, z. Glori Husi. Përfaqësuesit e vendeve anëtare në NATO, të pranishëm në takim, vlerësuan dokumentin e paraqitur nga pala shqiptare me angazhime konkrete për vazhdimin e reformave për periudhën në vijim duke e vlerësuar atë si një program transparent dhe ambicioz reformash. Përgëzuan Shqipërinë për arritjet në të gjitha fushat dhe veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për përpjekjet e intensifikuara në drejtim të reformës zgjedhore dhe asaj ne sistemin e drejtësisë dhe veçanërisht për reformën në fushën e mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura.
Pala shqiptare vlerësoi komentet dhe rekomandimet e bëra nga përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s, duke shprehur vendosmërinë dhe angazhimin për vazhdimin e punës në drejtim të zbatimit dhe përmbushjes së reformave në muajt që vijnë. Kalendari i Reformave i prezantuar në këtë takim do të përbejë bazën për hartimin e dokumentit për ciklin e 10-të të MAP-it. Mbyllja me sukses e këtij takimi hap rrugën për nënshkrimin e Protokolleve të Anëtarësimit te Shqipërisë në NATO, që pritet të realizohet në Bruksel me 9 korrik 2008.