Përfundon mbledhja e grupit të PS, vendoset pjesëmarrja në parlament e komisione Gjatë një mbledhje të grupit Parlamentar të PS

Grupi Parlamentar Socialist vendosi kthimin e jetës normale parlamentare. Vendimi është marrë mesditën e sotme pas mbledhjes 1-orëshe të zhvilluar në ambientet e një prej lokaleve të njohura në periferi të Tiranës. Kthimi i socialistëve dhe pjesëmarrja e të gjithë deputetëve socialistë në aktivitetit e Kuvendit të Shqipërisë, do të kthejë, pas 9 muajsh bojkot të socialistëve, jetën normale parlamentare. Nga dita e sotme Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë dy seanca në javë, të hënën pasdite dhe të enjten paradite, pas zhvillimit një herë në javë të saj. Me kthimin e opozitës në Parlament pritet fillimi i punës në shumë komisione ku prej mungesës së deputetëve socialistë në Kuvend, shumë ligje nuk mund të kalonin për shkak të mungesës së kuorumit të domosdoshëm për t’i dërguar për miratim në Parlament.