E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nuk ekziston një zgjidhje me kuti të mbyllura apo fletë votimi të djegura Kryetari i PS, Edi Rama

“Duam zgjidhje dhe e duam brenda dy javësh dhe askujt nuk duhet t’i shkojë ndërmend se ekziston një zgjidhje me kuti të mbyllura apo fletë votimi të djegura”. Kjo është deklarata e bërë sot nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë fjalës së mbajtur përpara deputetëve socialistë dhe 180 grevistëve. Në shenjë falënderimi ndaj mbështetësve të aksionit politik socialist, Partia Socialiste organizoi këtë takim nën moton “Më shumë se faleminderit” për të shprehur mirënjohjen ndaj tyre. Në fjalën e mbajtur në këtë takim, kryesocialisti tha se brenda kësaj jave tryeza do të vazhdojë në Tiranë në formën e negociatave që do të ndërmjetësohet nga një grup të dërguarish prej miqve e partnerëve të Shqipërisë të pranishëm në takimin e Strasburgut. “Ndërkohë duhet të kuptohet qartë se afati prej dy javësh që i është lënë zgjidhjes ka karakter ultimativ, që do të thotë që moszgjidhja dhe vazhdimi i krizës do të këtë pasoja të drejtpërdrejta e të menjëhershme në marrëdhëniet e Shqipërisë me BE dhe çdo faktor në tryeze”, theksoi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›