Withers:Gjyqësori të jetë i pavaruar

Gjyqësori duhet të jetë i pavaruar dhe emërimet në gjykatë nuk duhet të jenë politike. Kështu është shprehur ambasadori amerikan John Withers pas përfundimtit të trajnimit "Media dhe Gjyqësori", në Institutin e Medias, e cila u organizua nga ambasdada amerikane.
Ndërsa kryeprokurorja Ina Rama ka komentuar dhenien e informaciont nga prokuroria për gazetarët duke e lidhur me deklaratën publike që ai bëri për hetimet mbi tragjedinë e Gërdecit duke pohuar se është akuzuar se ka nxjerrë informacione. Por ndër të tjera ka komentuar edhe vendimet e Gjykatës së Lartë e cila ka rrëzuar ato të prokurorisë.
Ndërsa zv.kryetari i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka komentuar arsyet se pse mbledhjet e KLD zhvillohen me dyer ët mbyllura duke pohuar se vendimi për këtë çështje është kolegjal si dhe ka treguar edhe një shifër që gjykata në 2009 ka dhënë 65 mijë vendime.
Gjithashtu në këtë takim është diskutuar për transparenëc e gjyqësorit si dhe punën që duhet të bëjë media për interpretimin e vendimeve të dhëna nga drejtësia. Nuk është lënë pas as lufta kundër kurrupsioit në këtë sistem.