Perfundon misioni i FA ne Afganistan. Ministri Imami Ju i dhate nder dhe lavdi vendit

Foto gjate pritjes se misionit
Tirane 28 janar 2011 NOA- Diten e sotme u kthyen ne Shqiperi kontigjenti i 3-te shtese Komando dhe kontigjenti i 7-te i Batalionit Malor Vau-Deje te cilet prej 6 muajsh sherbyen me mision ne Heart te Afganistanit.
222 trupat qe kryen me sukses nje nga operacionet me te rendesishme te Forcave te Armatosura mberriten ne token Meme ne te gdhire te dites se premte.
Per te pritur misionaret e paqes ne aeroportin Nene Tereza ishin te pranishem Ministri i Mbrojtjes Arben Imami zv. shefi i Shtabit te Pergjithshem gjeneral brigade Sander Lleshi gjenerale te Forcave te Armatosura drejtues te larte te Ministrise se Mbrojtjes si dhe familjare dhe te aferm te ushtareve ne mision.
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami ne fjalen e tij pershendetese duke i uruar mireseardhjen te dy kontigjenteve u shpreh Ishte nje cast emocional per te gjithe ne ne momentin qe kompania komando se bashku me flamurin tone u fut ne kete fushe dhe pati duartrokitje edhe ne kete ore te vone te nates. shte derdhur gjak per kete flamur dhe ju ushtare oficere dhe nenoficere keni kryer me sukses nje mision te rendesishem per paqen stabilitetin dhe sigurine globale. Ktheheni nga nje mision qe i keni dhene nder dhe lavdi vendit tuaj flamurit uniformes qe mbani familjeve tuaja dhe femijeve tuaj. Une per te gjithe kete sakrifice ju pershendes ne emrin tim personal ju pershendes ne emer te Qeverise Shqiptare ju pershendes gjithashtu edhe ne emer te kolegeve tuaj dhe Shtabit te Pergjithshem. Jemi shume te lumtur qe jeni qe te gjithe ketu jemi shume te lumtur qe do te viheni prane familjeve tuaja per te cilet padyshim ju ka marre malli shume. Malli per ta eshte nje nga ndjenjat me te fuqishme ndaj po ju them Mireseerdhet nenvizoi ministri Imami.
Nderkohe komandanti i kontigjentit te 7-te i batalionit te kembesorise malore major Paulin Paluku u shpreh Jemi shume te lumtur qe u kthyem ne Atdhe pas qendrimit tone ne Heart Afganistan per 6 muaj me radhe. Ishte nje nga misionet me te rendesishme dhe me te veshtira pasi per mua dhe kontigjentin qe une komandoja ishte hera e pare qe ne shkonim me mision ne Afganistan. Ky mision ishte ne nje ambient te cilin nuk e njihnim me pare por fale pergatitjes se efektivave u pershtatem mjaft mire me realitetin terrenin dhe kushtet atje duke e permbushur kete mision me sukses.
Nga ana tjeter komandanti i kontigjentit te 3-te shtese te trupave komando major Fatmir Minja nenvizoi ne keto momente jam teper i emocionuar dhe i kenaqur pasi se bashku me kontigjentin tim kam realizuar me sukses nje mision shume te suksesshem perkrah ushtrive te vendeve te tjera te aleances partnere te FA-se. Ne ishim nen komanden e trupave Italiane atje por njekohesisht kemi kryer detyra bashkepunimi edhe me vendet e tjera. Dua te pershendes me kete rast drejtuesit me te larte shqiptare komanden time komanden e batalionit gjeneralet Shtabin e Pergjithshem ministrin e Mbrojtjes z. Imami qeverine shqiptare per te gjithe mbeshtetjen dhe suportin qe na kane dhene gjate te gjithe kohes se misionit tone. Mbi te gjitha do te falenderoja te gjithe efektivin tim per punen gatishmerine dhe eksperiencen e shkelqyer qe kane treguar gjate kryerjes se ketij misioni i cili me te vertete ka qene shume i veshtire per vendosjen e paqes ne nje vend qe e ka te nevojshme pranine tone. Flamuri yne kombetare ka qene me te vertete kryelarte perkrahe ushtrive te tjera te NATO-s.
Kontigjenti qe u kthye nga misioni
1-Kontigjenti i 3-te shtese me 110 trupa ushtarake.
2-Kontigjenti i 7-te me 112 trupa ushtarake.
Kohezgjatja e misionit 6 muaj
Vendi ku eshte kryer misioni Heart Afganistan
Detyrat qe kane kryer
-Ruajtja e bazes
-Sigurimi dhe shoqerimi i personelit VIP
-Grupe te nderhyrjes se vecante ne baze.
NOA