E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Do te ngreme popullin ne kembe per te hapur nje kapitull te ri

Edi Rama

Tirane 28 janar 2011 NOA- Update Ne konferencen e mbajtur pak me pare per mediat kreu i opozites Edi Rama tha se lidhur me dialogun politik nuk hezitohet per nje hap te tille.

Me tej Rama tha se Perpjekja jone nuk eshte nje lufte per te asgjesuar palen tjeter perpjekja jone nuk eshte asnje perpjekje per te nenshtruar palen tjeter por eshte nje perpjekje per ti dhene nje mundesi te re Shqiperise duke krijuar kushtet qe te gjitha palet te jene te barabarte para ligjit. Nese pushteti i kusarise dhe matrapazllekut e ka harruar qe perballe ka Shqiptar dhe arrin ti vrase Shqiptaret ne mes te bulevardit Deshmoret e kombit si te ishin kuaj ne filmat bardhezi te shekullit te shkuar ne nuk e pranojme.

Ne rast se Sali Berisha nuk do kishte provokuar demonstraten sipas tij nuk do kishte ndodhur ajo tragjedi dhe nuk do ishte bere kjo konference per te komunikuar ne dy gjuhe.

Rama falenderoi te gjithe gazetaret e pranishem qe pasqyruan demonstraten dhe ngjarjet e fundit ne vend qe sipas tij edhe ne kete presion fashist bete te mundur fale deshmive tuaja dhe kurajos suaj te vihen pertoke shume nga pjeset e alibise se cmendur te Saliut per nje puc te organizuar nga opozita.

Lidhur me qendrimin qe Partia Socialiste do te kete me Parlamentin ai tha se Nuk ka asgje te re ne qendrimin tone ne do te jemi ne parlament per te cuar perpara kete beteje dhe do ta shfrytezojme hapesiren e parlamentit per ceshtjet qe do te lidhen me kete parlament.

Lidhur me rrugen qe do te ndjeke opozita Rama deklaroi se do te vijohet me tej.

Per sa i perket asaj qe ne do te vazhdojme te bejme kjo qe pate sot eshte shembelltyra e nje rezistence paqesore e cila do te shkoje duke u zhvilluar ne Shqiperi dhe duke refuzuar cdo shenje te frikes qe do te thote se ne do te jemi perballe regjimit te kusareve dhe matrapazeve dhe do te vazhdojme te ngreme fuqishem nje popull te tere qe kerkon fundin e ketij regjimi dhe fillimin e nje kapitulli te ri te cilin do ta hapin vete shqiptaret te cilet do te votojne te lire dhe te pavarur ne vendin e tyre u shpreh kreu i socialisteve.

Lidhur me Kodin Zgjedhor i pyetur nga gazetaret ai u shpreh se Ne nuk jemi ne kete rrugen tone paqesore per te shkruar ligje me te bukura ne jemi gati te paguajme cmimin qe ka liria e atdheut qe kerkojme ne duam shtetin ligjor.

a.y/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›