E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon numërimi në Korçë dhe Dibër. Kukësi rikthehet barazim, opozita afër mandatit të 9 në Elbasan

kutiKur ka mbetur vetëm një kuti për tu numëruar, rezultati në qarkun e Kukësit është rikthyer në barazim 2-2. Nga votat e numëruara deri më tani, opozita ka mundur që të marrë edhe mandatin e dytë me kandidatin e LSI-së.

Opozita ndërkohë është shumë afër sigurimit të mandatit të 9 në Elbasan, duke thelluar kështu diferencën me PD-në.

Edhe në Tiranë, opozita për pak vota mund të fitojë edhe mandatin e 19.

Ndërkohë, ka përfunduar numërimi në Korçë dhe Dibër, ku janë konfirmuar rezultatet e djeshme.

Në Korçë rezultati ka dalë 7 me 5 për opozitën, ndërsa në Dibër 3 me 3./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›