E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon numërimi, Rama kryeson me 1855 vota kundrejt Bashës

Ndërkohë që vijon numërimi i votave në Tiranë kandidati socialist Edi Rama vazhdon të kryesojë ndaj rivalit të tij demokrat Lulzim Basha.
 

Të dhënat e fundit të mbledhura nga gazetarët e “Ora News” të instaluar në KZAZ-të e ndryshme në kryeqytet tregojnë se kandidati i majtë Rama udhëheq me 1855 vota kundrejt rivalit të tij Basha.
 

Kështu kandidati i “aleancës për të arshmen” Rama ka marrë 88172 vota ndërsa kandidati I “aleancës për qytetarin” ka marrë 86317 vota.
 

Ndërkohë deri më tani ka përfunduar numërimi i votave në njësitë 1,5 dhe 10, ndërsa vijon numërimi në njësitë e tjera bashkiake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›