Vijon gara për Tiranën, Basha kryeson me 192 vota
Duket se nuk kanë të sosur surprizat në garën për bashkinë e kryeqytetit. Edhe pse numërimi i kutive të votimit vijon me ritme të ngadalta rezultatet më të fundit në 4 KZAZ-të e Tiranës tregojnë se kandidati i mazhorancës Lulzim Basha kryeson me një diferencë prej 192 votash ndaj rivalit të tij socialist.
Sipas të dhënave më të fundit nga gazetarët e "Ora News", kandidati i "aleancës për qytetarin" Lulzim Basha ka marrë 113 124 vota ndërsa kandidati i "aleancës për të ardhmen" Edi Rama ka marrë 112932 vota.