Perfundon numerimi per Njesite Bashkiake 3 e 11
TIRAN - Procesit i numerimit per kryetaret dhe keshillat e Njesive Bashkiake i afrohen fundit. Diten e djeshme jane zyrtarizuar nga Komisionet Zonale te Administrimit Zgjedhor edhe per dy minibashki. Ne njesine numer 3 kandidati i LSI-se Ilir Kokona ka fituar mandatin e tij te trete me nje diference prej 316 vota kundrejt kandidatit te Partise Socialiste Enver Sulollari.
Ndersa kandidati demokrat Haki Mustafa ka marre mandatin e tij te katert ne krye te Njesise Bashkiake numer 11 me nje diference prej 2627 votash. Ne dy njesi bashkiake procesi vijon te jete i bllokuar per shkak te mosmarreveshjeve midis komisionereve te Partise Demokratike dhe te Partise Socialiste. Nje gare e forte po zhvillohet midis Armond Halebit dhe Indrit Fortuzi per Njesine Bashkiake numer 9. Nga 17 kuti te numeruara garuesit ndahen midis tyre me 37 vota.
Njesia 1
Ne kete njesi vendore ka perfunduar prej dy ditesh numerimi i te gjitha fleteve te votimit per kryetarin dhe keshilltarin e minibashkise. Pas numerimit te rreth 19 mije votave kandidatja e koalicionit Aleanca per te Ardhmen e propozuar nga Partia Socialiste Lindita Nikolla ka fituar betejen kundrejt kandidatit te te Partise Demokratike Agron Seseri. Fitorja tjeter per kandidaten e socialiste ka ardhur pas nje diference prej 1210 votash me rivalin e saj. Konkretisht Nikolla ka marre 9985 kundrejt rivalit Seseri me 8775.
Njesia 2
Pas numerimit te kutive te fundit kandidati i propozuar nga Levizja Socialiste per Integrim per te garuar nen siglen e Aleances per Qytetarin Elez Gjoza ka fituar betejen elektorale perballe kandidatit te Parise Socialiste per koalicionin Aleanca per te Ardhmen Artemon Cukalla. Fituesi i kesaj njesie ka krijuar nje diference prej 1163 votash ndaj rivalit tjeter. Kandidati i mazhorances ka arritur te marre 16340 vota ndersa ai i opozites ka marre 15177. Deri mbremjen e djeshme nuk jane raportuar probleme apo incidente gjate procedures se numerimit te votave.
Njesia 3
Kandidati i Partise Socialiste Enver Sulollari eshte mundur nga rivali i tij i Levizjes Socialiste per Integrim Ilir Kokona me nje diference te vogel per garen mbi kreun e Njesise Bashkiake numer 3. Pas numerimit te kutive te votimit per tre dite me radhe kandidati i Aleances per Qytetarin ka fituar me 316 vota ndaj kandidatit te Aleances per te Ardhmen. Garuesi nen siglen e koalicionit te mazhorances fitoi mandatin e tij te trete radhazi per kete njesi vendore me 8751 vota ndersa kandidati i opozites mori 8435 vota.
Njesia 4
Megjithese ka mbetur nje kuti pa u numeruar nga 43 gjithsej procesi i numerimit te votave ka ngelur diten e djeshme ne te njejten pike. Nga 42 kuti te numeruara kandidati i Partise Demokratike Hysen Xhura ka mundur te marre 11508 vota kundrejt rivalit te tij te Partise Socialiste Vahid Kalaja. Ky i fundit i cili garon nen siglen e koalicionit Aleanca per te Ardhmen ka marre 9715 vota. Dy kundershtaret ndahen midis tyre me 1793 vota. Diten e sotme pritet dhe permbyllja e numerimit per kete KZAZ.
Njesia 5
Procesi i numerimit te votave per Njesine Bashkiake numer 5 vijon te zvarritet ne KZAZ-ne 49. Shkak per kete eshte bere pezullimi i procesit pasi anetaret e Partise Demokratike te Komisionit Zonal te Administrimit Zgjedhor nuk kane pranuar te firmosin tabelen e rezultateve per votat e numeruar per kandidatet per kryetar bashkie. Anetaret demokrat akuzojne socialistet se kane bllokuar procesin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nderhyre per te sjelle normalitetin ne kete qender te numerimit te votave dhe per te perfunduar procesin sa me pare.
Njesia 6
Kandidati i Partise Socialiste Krenar Cenollari ka mundur kryetaren aktuale te Njesise Bashkiake numer 6 Luzhiana Abazaj e cila garon ne kete gare si perfaqesuese i Levizjes Socialiste per Integrim. Garuesi ne emer te Aleances per te Ardhmen ka qene ne avantazh prej fillimit te gares deri ne fund. Ne kutite fundit rezultatit ka ardhur duke u ngushtuar. Megjithate kandidati socialist fitoi kete njesi bashkiake me 358 vota me shume se rivalja e tij. Cenollari ka marre 11419 vota ndersa Abazaj ka marre 11061 te tilla.
Njesia 7
Pas perfundimit te numerimit te 51 kutive kandidati i Partise Socialiste ka rezultuar fitues me 401 vota diference kundrejt kandidatit te Partise per Drejtesi Integrim dhe Unitet. Erion Koka ka arritur te marre 13607 vota kundrejt rivalit te tij Krenar Alimehmeti i cili numeron 13206 vota. Asnje prej garuesve nuk ushtronte me pare funksionin e drejtuesit te qeverisjes vendore. Ne kete njesi jane verejtur kandidat te shumte demokrate te cilet kerkonin shpalljen e vlefshme te fleteve qe ishin vendosur gabimisht ne kutine per kryetarin e Bashkise se Tiranes.
Njesia 8
Ne kete njesi vendore kane mbetur per tu numeruar 8 kuti nga 30 gjithsej. Ne diten e trete te numerimit te votave kryetari aktual i Njesise Bashkiake Arben Tafaj udheheq garen kundrejt rivalit te tij Sadi Vorpsi. Kandidati i Partise Republikane i cili garon nen siglen e koalicionit Aleanca per Qytetarin ka thelluar diferencen me kundershtarin e tij. Ai ka marre deri mbremjen e djeshme 7673 vota ndersa ai i Partise Socialiste qe garon per Aleancen e te Ardhmes ka marre 5183 vota. Diferenca midis dy kandidateve eshte 2490 vota.
Njesia 9
Gara per kreun e Njesise Bashkiake numer 9 po behet gjithnje e me e forte. Ne diten e dyte te numerimit te votave kryetari aktual i Njesise Bashkiake numer 9 Armond Halebi dhe rivali i tij Indrit Fortuzi ndahen me nje diference te vogel votash. Kandidati i Partise Socialiste ka marre me 17 kuti te numeruara 4813 vota ndersa kandidati i Partise Demokratike ka marre 4776 vota. Diferenca midis kandidateve eshte 37 vota nje rezultat i ngushte ky ne krahasim me te dhenat e nje dite me pare.
Njesia 10
Kandidati i Partise Demokratike Blendi Fuga ka fituar kundrejt kandidates se Partise Socialiste Enada Alikaj me nje diference prej 1688 votash. Ne betejen elektorale te 8 majit garuesi nen siglen e koalicionit Aleanca per Qytetarin ka marre 6748 vota ndersa kandidatja e koalicionit Aleanca per te Ardhmen ka marre 5060 te tilla. Rezultati i Njesise Bashkiake numer 10 eshte shpallur prej dy ditesh dhe nuk ka pasur te regjistruar kontestime apo animime per procesin.
Njesia 11
Kryetari aktual i minibashkise numer 11 Haki Mustafa qe garon per Partine Demokratike ka marre mandatin e tij te katert. Ne kete njesi vendore kandidati i Aleances per Qytetarin ka marre 13362 vota ndersa rivali i tij i Partise Socialiste Naim Asllani qe garon nen siglen e koalicionit Aleanca per te Ardhmen ka marre 10735. Pas tre diteve numerimesh te kutive te votimit kandidati demokrat ka marre nje avantazh prej 2627 votash kundrejt kandidatit socialist.
Rezultatet e njesive bashkiake
Njesia 1 E mbyllur
Lindita Nikolla PS 9985
Agron Seseri PD 8775
Fiton kandidatja e PS-se me 1210 vota diference.
Njesia 2 E mbyllur
Artemon Cukalla PS 15177
Elez Gjoza LSI 16340
Fiton kandidati i LSI-se me 1163 vota diference.
Njesia 3 E mbyllur
Enver Sulollari PS 8435
Ilir Kokona PD 8751
Fiton kandidati i LSI-se me 316 vota diference.
Njesia 4 42/43 kuti
Vahid Kalaja PS 9715
Hysen Xhura PD 11508
Edhe 1 kuti pa numeruar Xhura eshte 1793 vota perpara.
Njesia 5 0/65 kuti
Jeta Seitaj PS xxxxx
Erisa Xhixho LSI xxxxx
Procesi i numerimit nuk ka filluar per minibashkine.
Njesia 6 E mbyllur
Krenar Cenollari PS 11419
Luzhiana Abazaj LSI 11061
Fiton kandidati i PS-se me 358 vota diference.
Njesia 7 E mbyllur
Erion Koka PS 13607
Krenar Alimehmeti PDIU 13206
Fiton kandidati i PS-se me 401 vota diference.
Njesia 8 24/30 kuti
Sadi Vorpsi PS 5183
Arben Tafaj PR 7673
Edhe 15 kuti pa numeruar Tafaj eshte 2490 vota perpara.
Njesia 9 17/41 kuti
Armond Halebi PS 4813
Indrit Fortuzi PD 4776
Edhe 24 kuti pa numeruar Halebi eshte 37 vota perpara.
Njesia 10 E mbyllur
Enada Alikaj PS 5060
Blend Fuga PD 6748
Fiton kandidati i PD-se me 1688 vota diference.
Njesia 11 E mbyllur
Naim Asllani PS 10735
Haki Mustafa PD 13362
Fiton kandidati i PD-se me 2627 vota diference.