E Diel, 1 Nëntor 2026

Përfundon paqësisht marshimi homazh i opozitës

Share

Mijëra qytetarë kanë marshuar paqësisht në bulevardin Dëshmorët e Kombit, kanë ndaluar përpara vendit ku mendohet se janë ekzekutuar katër viktimat më 21 janar 2011, kanë vendosur lule dhe janë larguar në mënyrë të heshtur. Ka përfunduar kështu marshimi i opozitës në nderim të viktimave të 21 janarit.

Frika e kryeministrit ka rezultuar e pavend pasi godina ishte blinduar në masa të forta sigurie. Homazhet i ka udhëhequr kryetari i PS, Edi Rama. Familjarë të viktimave dhe deputetë e drejtues të PS kanë qenë në krye të marshimit. Tani pritet që homazhet të zhvendosen tek Akademia e Arteve. Më vonë do ketë vizita tek familjet e të vrarëve.

***

Mijëra njerëz, të mbledhur pranë Partisë Socialiste, kanë nisur marshimin drejt bulevardit Dëshmorët e Kombit. Atyre u prijnë katër fotografitë me shirit të zi të protestuesve të vrarë më 21 janar 2011. Pas tyre vjen kryetari i PS, Edi Rama, së bashku me familjarë dhe drejtues të opozitës. Shumë prej protestuesve mbajnë lule në duar. Ndërkohë pranë kryeministrisë në sfond luhet muzikë funebër.

***

Kryetari i PS, Edi Rama, pak përpara nisjes së protestës- homazh të opozitës, u ka bërë thirrje qytetarëve të jenë të pranishëm. Në 11 homazhe për dëshmoret e 21 janarit. Kush prej jush është në Tiranë dhe ndjen nevojën për drejtësi, le të vijë me një lule në bulevard, shkruan Rama në Twitter. Disa përkrahës të PS janë nisur nga rrethet drejt Tiranës, por numri i tyre është i vogël. Siç kishin raportuar gazetat dhe më parë, vetë PS ka kërkuar që të mos nisen shumë njerëz drejt Tiranës. Atmosfera në Tiranë duket e qetë, kurse kryeministrinë kanë nisur ta blindojnë forcat policore.

Forcat policore perpara kryeministrise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›