Perfundon prodhimi i fleteve per keshillat
Edhe pse ne kushte te shtrenguara kohore fletet e votimit per zgjedhjet e dates 8 maj 2011 per pushtetin vendor po hyjne ne kontekstin e parashikimeve optimiste. Behet e ditur se aktualisht eshte perfunduar prodhimi numerimi dhe ndarja sipas qendrave te votimit i fleteve te votimit per keshillat bashkiake dhe komunale ne mbare Shqiperine. E njohur si modeli A3 fleta per kete kategori eshte aktualisht ne ruajtje nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe pret tanime edhe pjesen e fleteve per kandidatet ne menyre qe te dergohet prane komisioneve te Zones se Administrimit Zgjedhor dhe prej ketej ne komisionet e qendres se votimit. Ajo qe ka rendesi eshte fakti se me gjithe vonesen duket se procesi i prodhimit ka kapur nje ritem te larte aq sa te perballoje mire edhe kufijte kohore shume te ngushte. Kjo me gjase eshte nje arsye me shume qe e ben te favorshem prodhimin e fleteve ne Shqiperi pasi pervec kostove te transportit me sjelljen e deritanishme te partive shqiptare prodhimi i elementit kryesor te procesit te votimit me siguri nuk do te mund te respektonte afatet edhe ne termat me minimale. Nje gje e tille mund te kuptohet me mire nese merret parasysh se aktualisht KQZ ka urdheruar riprodhimin e fleteve te votimit per keshillat per gati 12 njesi vendore nisur nga vendimet e Kolegjit per shtim subjektesh ne to apo edhe korrigjime gjeneralitetesh te ardhura si pasoje e gabimeve ne KZAZ. Madje ne mbledhjet e fundit te KQZ-se eshte diskutuar edhe ideja e penalizmit te komisionereve qe kane pergjegjesine e ketyre lloj gabimeve te cilat shoqerohen nder te tjera me kosto financiare shtese.
Nderkohe kompania e kontraktuar per prodhimin e fleteve ka nisur shtypshkrimin e modelit per kandidatet dhe sikurse behet e ditur deri sot eshte mbyllur prodhimi i serise per njesite bashkiake te Tiranes si dhe 3 KZAZ te tjera ne rrethe. Kjo perfshin si proces jo vetem shtypshkrimin dhe prodhimin fizik te tyre por edhe numerimin dhe paketimin sipas qendrave te votimit. Ky proces gjithsesi nuk perfshin fleten e votimit per Bashkine e Tiranes ku edhe pritet perballja kryesore mes kandidatit socialist Edi Rama dhe atij demokrat Lulzim Basha. Me nje ritem te tille KQZ shpreson ne prodhimin e fleteve brenda afatit edhe pse paraprakisht kreu i ketij institucioni Arben Ristani ka paralajmeruar nje jave me pare se per arsye te pamundesise mundet qe ne disa zona procesi te mos permbyllet ne kohen e duhur. Ne permbushje te kerkesave dhe shqetesimeve socialiste KQZ ka autorizuar monitorimin me kamera te procesit ne fjale kodet e sigurise se te cilave i jane vene ne dispozicion edhe perfaqesuesve te Partise Socialiste. Madje per mbikeqyrjen e prodhimit komisioni ka dhene edhe autorizime te posacme pa lene menjane faktin se ne fletet qe do te perdoren ne daten 8 maj jane regjistruar edhe nje element specifik shtese qe ka autoresine e zv.kryetares Deshira Subashi. Deri ne daten 5 maj kohe kur edhe sipas Kodit Zgjedhor perfundon afati ligjor i shperndarjes se bazes materiale prane KQV-ve mbeten edhe 4 dite cka presupozon se per te respektuar daten do te duhet qe te shtypen mesatarisht fletet e 3 qarqeve ne nje dite.