Përfundon projekti USAID-it në parësor
Sistemi shëndetësor parësor, mund të ofrojë shërbim cilësor për pacientët. Kjo u konstatua gjatë konferencës përmbyllëse të projektit të USAID-it, për zhvillimin e këtij sistemi. I pranishëm në prezantimin e arritjeve 6-vjeçare të këtij projekti ishte dhe ambasadori amerikan Xhon Uithers, i cili vlerësoi arritjet e parësorit ndërsa theksoi se shëndetësia shqiptare ka buxhetin më të ulët në rajon. Ambasadori amerikan i kërkoi vëmendjen në realizimin e reformës në shëndetësi, të cilën e cilësoi po aq të rëndësishme se reforma në drejtësi.
Për sa i përket reformimit të sistemit shëndetësor Ministri i shëndetësisë Petrit Vasili u shpreh se aktualisht shëndetësia shqiptare është në rrugën e duhur edhe pse ka mangesi, të cilat duhen rregulluar.
Nga ana e saj drejtoresha e ISKSH-së Elvana Hana, u shpreh se falë reformave qendrat shendetësore janë fuqizuar. Sipas saj gjatë këtij viti kanë marrë shërbim shëndetësor 270 mijë persona me shumë se në vitin 2007, e për pasojë 1\3 e pacientëve vizitohen në këto qendra.