E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot ndeshja me Suedinë

Në 20.45 Shqipëria do të nisë ndeshjen kundër Suedisë e cila është edhe e fundit për kualifikueset e botërorit 2010. Sërish nuk kemi përfituar nga këto eliminatore, madje do të mbetemi me shpresë deri në fund për të arritur kalimin në vazon e 4 të shortit, pjesëmarrja në të cilën do të na bënte të kishim kundërshtarë më të lehtë në kualifikueset e europianit. Me Suedinë është ndeshja e fundit, por në kampin kuqezi, të instaluar në qytetitn Solma, nuk po përjetohet si ndeshja e fundit. Në fakt takimi që do të luhet në stadiumin ku braziliani Pele u bë i famshëm, për herë të parë po konsiderohet si një fillim dhe jo si fundi i mërzitshëm i një edicioni. Është fillimi i epokës Josip Kuze. Trainer kroat mesa duket ka bindur të gjithë me projektin e tij për të ardhmen e kombëtares shqipëtare. Kuze ka fituar besimin e drejtuesve të Federatës së Futbollit, por ka bindur edhe futbollistët me të cilët do të ndërtojë këtë projekt. Psikologjia e trainerit jurist është: “Pse të mos ëndërrojmë”. Ndryshe nga shumë të tjerë që bënin premtime evazive tekniku aktual duket se qëndron me këmbë në tokë.
E kundërta ndodh për Suedinë. Për këtë skuadër ka ardhur fundi i një cikli. Është fundi i punës për trainerin Lageback, i cili ka deklaruar se pavarësisht nga rezultati puna e tij me këtë skuadër ka përfunduar dhe se bashkë me ndihmësit e tij do të japë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit. Veç tij do ta lërë kombëtaren edhe legjendari Henrik Larsson, i cili do t’i futet karierës së trainerit. Këto largime dhe mbyllja e eliminatoreve mund ta bëjnë disi agresive Suedinë përballë nesh. Por sido që të jetë edhe kuqezinjtë janë të motivuar për të ashtu si në ndeshjen e fundit të edicionit të shkuar të kualifikueseve të botërorit me Ukrainën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›