Në pak ditë të dëmtuarit e tërmetit do të marrin dëmshpërblimin
Banorët e goditur nga tërmeti i pak javëve më parë në Peshkopi, do të mund të tërheqin brenda pak ditësh shumën e premtuar nga qeveria për dëmshpërblimin e banesave të tyre. Fondi i akorduar nga Shërbimi i Emergjencave Civile ka mbërritur në pranë e Këshillit të Qarkut ne Dibër dhe në ditët në vijim do t’u shpërndahet familjeve të dëmtuara. Banorët kanë filluar procedurat për hapjen e llogarive bankare sipas udhëzimit përkatës. Shuma që do përfitojë çdo familje e dëmtuar do të bëhet sipas vlerësimit të kryer në terren nga grupet e eksperteve. Në tetë komunat e goditura nga termeti janë vlerësuar 1437 shtëpi të dëmtuara me një vlerë që arrin në 1.2 milionë dollarë.