Sulmohet shtëpia e shqiptarit në mesnatë

Një shtëpi është sulmuar në lagjen Bair të Mitrovicës. Mësohet se nuk ka persona të lënduar.
Ndërkaq policia rajonale ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur 20 minuta pas mesnatës mes të premtes dhe së shtunës.
“Bëhet fjalë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Katër gëzhoja të armës automatike kanë goditur shtëpinë e pronarit I.K. nga Mitrovica”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti.
Sipas tij, ende nuk dihen motivet./Indeksonline/