Përfundon restaurimi i monedhave antike të gjetura në Durrës
kryesisht prerje të Dyrrahut, sipas restauruesit Frederik Stamati nuk do të rikthehen në sanktuar, por do të vendosen në kushtet e duhura pranë të tjerave në Institutin e Arkeologjisë, ku presin edhe studimin numizmatik. Ndërkohë që kërkimet arkeologjike të verës që shkoi zbuluan një sasi monedhash, që i janë nënshtruar restaurimit. Veç monedhave bizantine, për herë të parë janë zbuluar edhe monedha turke, për të cilat restauruesi Frederik Stamati shprehet se do të jenë shumë të rëndësishme për një studim të mëvonshëm Për shekuj nën tokë, dy thesare monedhash të amfiteatrit antik të Durrësit iu nënshtruan restaurimit. Monedhat u zbuluan gjatë ekspeditës së verës së 2009-ës nga ekspedita e përbashkët italo-shqiptare, që i rikthehet për të disatën herë amfiteatrit antik. Ndonëse jo të shumta në numër, këto thesare u përkasin dy periudhave të ndryshme kohore, me një diferencë prej 6 shekujsh nga njëri-tjetri. Pas një pune disamujore, Frederik Stamati, shefi i Laboratorit të Arkeometrisë dhe Restaurimit, shprehet se zbulimi dhe restaurimi i këtyre monedhave do të ndihmojë në studimin mbi qarkullimin e tyre në kohë të ndryshme në territorin shqiptar. Sipas tij, thesari i parë përbëhet nga 8 copë monedha të periudhës së Bizantit. Ato janë prej bronzi. Bëjnë pjesë në të ashtuquajturat monedha anonime, të përdorura në një shtrirje kohore rreth dy shekullore. Mund të datojnë rreth shekullit XIII, megjithatë do të jetë studimi arkeologjik ai që do të përcaktojë saktësisht gjithçka. Monedhat u gjetën të bashkuara me njëra-tjetrën, gjë që dëshmon se këto kanë qenë të futura në një qese të vogël. Ato ishin salduar bashkërisht nga produktet e korrozionit. Restaurimi u paraqit i vështirë, por u krye me sukses. Tashmë është i mundshëm studimi i tyre, shprehet Stamati. Ndërsa thesari i dytë përbëhet nga 23 monedha turke. Ato janë prej argjendi, me përzierje bakri. Natyrisht kanë vlerë këmbyese më të madhe në krahasim me monedhat e tjera. Nga vëzhgimet paraprake mendohet se datojnë nga viti 1804, deri në vitin 1839.