Përfundon rikonstruksioni i rrugës “Hajdar Hidi”, në njësinë 10
TIRANË- Me një investim prej 10.3 milionë lekësh ka përfunduar rikonstruksioni i rrugës “Hajdar Hidi”, e cila ndodhet në qendër të Tiranës dhe lidh rrugën “Myslym Shyri” me rrugën e “Kavajës”.
Në këtë rrugë që shtrihet në njësinë bashkiake numër 10 është ndërtuar sistemi i kanalizimeve të ujësjellësit, ujërave të bardha etj. Kreu i Bashkisë, Lulzim Basha e ka konsideruar këtë, si një tjetër premtim të mbajtur dhe gur prove për punët e tjera që e presin Bashkinë.
Basha u shpreh se, “përfundimi i rrugës “Hajdar Hidi” në qendër të Tiranës, nga njëra anë na jep një kënaqësi të thellë sikundër gjithë banorëve, nga ana tjetër na kujton se sa punë të mëdha dhe të vështira ka ky qytet, për shkak të një harrese që shtrihet nga këtu, zemra e Tiranës, e deri në periferitë e skajshme të qytetit, ndaj le të mbetet një premtim i mbajtur, por edhe një gur prove për punët e tjera që kemi nisur t’i realizojmë në këtë lagje dhe në të gjithë lagjet e Tiranës”, deklaroi Basha.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Bashkia përfundon rikonstruksionin e disa rrugëve në Tiranë