Berisha në Elbasan: Ora e fitores po afron, Rama trego të ardhurat
ELBASAN- Partia Demokratike ka mbyllur edhe në Elbasan fushatën e saj elektorale. Edhe nga ky qytet kryeministri Berisha nuk ka nguruar të sulmojë kreun e PS-së Rama.
Sipas Berishës, ‘Rama nuk ka lënë sharje pa përdorur dhe shpifje pa bërë, po s’ka përdorur fjalën integrim. I thotë shqiptarëve BE nuk është as bukë, as ujë edhe etërit do ta kishin lakmi në këtë deklaratë të tij. Përralla me mbet mos u trego shqiptarëve se e dinë çfarë është buka, uji, NATO dhe integrimi, e dinë çfarë është tregu dhe e ardhmja. Për shqiptarët BE është ëndrra më e bukur shohin të ardhmen më të shkëlqyer, i bllokove një vit s’do mundesh dot më kurrë”, tha ai.
Berisha e ftoi Ramën të bëjë publike pasurinë e tij, ndërsa përmendi edhe njëherë letrën e kongresmenit amerikan për dyshime të forta, sic tha ai, për pastrim parash.
“Në emër të çdo burri, gruaje, të moshuari, të reje dhe të riu duhet të deklarosh burimin e parave me të cilën po ndërton vilën 57 metra të gjatë, nuk fshihet kjo në autobus. Jemi politikanë, ligji na detyron të tregojmë çdo qindarkë të të ardhurave tona. Letra ku kërkohet të hetojë ty për larje parash. Kjo përben urgjencë, trego burimin e parave, sepse kongresmeni thotë se kjo është thyerja e ligjit amerikan, ka dyshime të mëdha për larje parash nga ana jote”, vijoi Berisha.
Më tej Berisha shtoi se, “Fitorja është në dorën tuaj, ora e fitores po afron. 44 është fati, shpresa, fitorja, e ardhmja, rrofshi ju rroftë Elbasani, Shqipëria”, përmbylli fjalën e tij.
(m.a/BalkanWeb)