E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon samiti Sarajevës. Heqja e vizave, proces i pakthyeshëm

Samiti i Sarajeves mbylli punimet duke inkurajuar secilin vend te Ballkanit Perendimore per te vijuar para me procesin integrues. Komisioneri per zgjerimin Shtefan Fule tha se ky samit conte përpara perspektiven evropiane te Ballkanit. Persa i perket Shqiperise, ai tha se shpreson qe vendimi i Parlamentit Europian dhe e këshillit te ministrave te brendshem per liberalizimin e vizave te merret shpejt dhe te jete pozitiv. Ai tha se ky proces nuk ka lidhje me kritere politike, por uroi qe lideret politik shqiptare te gjejne nje marrëveshje.

"Nuk ka ndryshim rregullave te lojes persa i perket levizjes se lire. Shqiperia do te duhet te plotësoj kushtet e mbetura. Nuk ka kritere politike per liberalizimin e vizave, por uroj qe lideret politike ne Shqiperi te arrijne nje marrëveshje para se Parlamenti Europian dhe Këshilli Europian te marrin vendimin per liberalizimin e vizave. Komisioni Europian ka dhene tashme rekomandimin e tij pozitiv", deklaroi Fule. Sipas ministrit te jashtem spanjoll, rezultati i samitit ishin dy fjale angazhim dhe pergjegjesi. "Angazhim dhe pergjegjesi te Bashkimit Evropian per te dhene rezultate ne perspektiven evropiane te vendeve te Ballkanit, dhe angazhim dhe pergjegjesi nga keto vende qe te vijojne me reformat e brendshme te nevojshme per tju bashkuar familjes evropiane", deklaroi Moratinos. Takimi i nivelit te larte ne Sarajeve u mbajt ne dhjetëvjetorin e samitit te Zagrebit ne te cilin Bashkimi Evropian i hapi rruge perspektives evropiane per vendet e Europes juglindore.

Nga Sarajeva, Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 02 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›