E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi diskutonpër votimet edekreteve të Topit

TIRANE- Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet u mblodh sot për të diskutuar propozimin e një grupi deputetësh, lidhur me disa ndryshime në rregulloren e Kuvendit, që synojnë përmirësimin e veprimtarisë së këtij institucioni në marrëdhënien e tij me dekretet e Presidentit të Republikës dhe dhënien e pëlqimit për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese.

Në mbledhjen e djeshme të komisionit parlamentar të Ligjeve, deputetët e Partisë Demokratike kanë kërkuar që këto procedura në të ardhmen të jenë më transparente, si edhe t’i nënshtrohen diskutimeve e seancave dëgjimore publike.

Projektvendimi për ndryshimin e rregullores parlamentare, dokument i miratuar në dhjetor 2004, propozimin e një grupi deputetësh, u depozitua në Kuvendin e Shqipërisë më 28 maj.

Njoftimi nga Kuvendi informon se sot u bë mbledhja e dytë e Këshillit të Rregullores, ku u vazhdua me diskutimin e propozimit të paraqitur nga grupi nismëtar. "Këshilli diskutoi mbi përmirësimin e mëtejshëm të këtij instrumenti parlamentar, me qëllimin rritjen e mëtejshme të transparencës në shqyrtimin e kandidaturave."- thuhet ne njoftim.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin përbëhet nga 10 deputetë të emëruar nga Kryetari i Kuvendit. Ai studion propozimet për ndryshimin e Rregullores, jep mendime për çështje të interpretimit të Rregullores, për konfliktet në lidhje me kompetencat ndërmjet komisioneve të Kuvendit, Këshilli kryesohet nga Kryetari i Kuvendit.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›