Sarajevë, BE:Perspektiva eBallkanit, Europa

SARAJEVE- Ka përfunduar takimi ministror Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor, që është mbajtur me nismën e Spanjës, vend që kryeson BE-në.
Në deklaratën presidenciale të miratuar pas mbylljes së takimit thuhet se “Bashkimi Evropian sërish dhe pa asnjë dilemë është i përkushtuar për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbetet kusht kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e këtij rajoni”.
është përshëndetur synimi i BE-së për të zgjeruar procesin e liberalizimit të regjimit të vizave për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, kur për një gjë të tillë të jenë përmbushur kushtet.
Rrjedhimisht, është përshëndetur vendimi i Komisionit Evropian për regjimin pa viza për qytetarët e Shqipërisë dhe Bosnjës.
Bashkimi Evropian ka verifikuar nevojën e kushteve të drejta dhe rigoroze në kuadër të procesit të stabilizimit dhe asociimit dhe në harmoni me konsensusin e ripërtërirë për zgjerimin, që ishte miratuar në dhjetor të vitit 2006.
“Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i intensifikojnë përpjekjet e tyre për përmbushjen e kritereve dhe kushteve në rrugën drejt anëtarësimit në BE. Përparimi i çdo vendi do të varet nga meritat e secilit prej tyre”, thuhet në deklaratën e miratuar të samitit.
Në këtë takim kanë marrë pjesë 48 delegacione – ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të lartë të BE-së, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare.
Të pranishëm ishin edhe zyrtarja e lartë e BE-së, Kethrin Eshton, Shtefan Fyle dhe ministrat e jashtëm të Italisë, Franko Fratini, dhe të Spanjës, Miguel Angel Moratinos.
(Europaelire/BalkanWeb)