E Diel, 1 Nëntor 2026

Sarajevë, Fule: Kosova jo jashtë perspektivës europiane

PRISHTINE-“Kosova të mos lihet jashtë perspektivës europiane” kërkoi sot Komisioneri për Zgjerimin e BE, Stefan Fule në Samitin e Sarajevës që po mbahet këto caste në Bosnjë e Hercegovinë.

Në Sarajevë ka nisur takimi ministror Bashkimi Evropian – Ballkani Perëndimor, që mbahet me nismën e Spanjës, që kryeson BE-në.

Në takimin e Nivelit të Latë pritet të rikonfirmohet perspektiva evropiane e rajonit dhe të mbështetjes së BE-së ndaj kësaj perspektive
Në këtë takim kanë arritur 48 delegacione – ministra të punëve të jashtme dhe zyrtarë të lartë të BE-së, të vendeve të Ballkanit Perëndimor, SHBA-ve, Rusisë, Turqisë dhe organizatave ndërkombëtare. Mes vendeve pjesmarrese eshte ftuar per te perfaqesuar Kosoves si shtet nje delegacion nga Kosova.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›