Përfundon stërvitja “Mburoja Albane 33-25”, FA në gatishmëri për çdo mision

TIRANË, 5 shkurt /ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se ka përfunduar stërvitja dimërore “Mburoja Albane 33-25”.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, kjo stërvitje “kishte për qëllim dislokimin e trupave të Batalionit të 3-të të Këmbësorisë nga rajoni i përhershëm në rajonin e përkohshëm, ngritjen e fushimit, kryerjen e veprimeve mbrojtëse dhe ridislokimin e trupave në bazën e tyre të përhershme”.
“Përkushtimi dhe profesionalizmi i efektivëve tanë ishin garantues të suksesit të kësaj stërvitjeje, duke dëshmuar gatishmërinë e Forcave të Armatosura për çdo mision,” nënvizon Ministria e Mbrojtjes.
1 nga 3/r.e/