E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident në aksin Lac-Patok, 1 vdes, 2 plagosen

LAC- Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjerë janë plagosur në gjendje të rënde ne nje aksident rrugor ne aksin Laç-Patok. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, kur një automjet tip benz me targa të Lacit 5481 A është përplasur me një furgon me targa të Lacit 9449 A. 

Si pasojë e përplasjes së fuqishme, ka humbur jetën drejtuesi i benzit, 40-vjecari Ajet Nika, ndërsa janë plagosur rëndë bashkëshortja e tij dhe drejtuesi i furgonit, Arben Krosi 41-vjec, të cilët janë transportuar në gjëndje kritike për jetën drejt spitalit ushtarak. Forcat zjarrfikëse dhe të policisë kanë arritur të nxjerrin pas disa minutash nga automjeti trupin e viktimës. 

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të ketë qenë parakalimi i gabuar i automjetit tip Benz.
(el.me/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›