Arvizu takon Ramën: Presidenti të zgjidhet me votimin e parë
Tiranë- Ambasadori i SHBA- së, Aleksandër Arvizu ka zhvilluar një takim sot me kryesocialistin Rama ku kanë diskutuar mbi kandidaturën e Presidentit.
Pas përfundimit të takimit ambasadori Arvizu u shpreh se është një shenjë e mirë që ka diskutime mes aktorëve politikë për Presidentin. Sipas tij është shumë e rëndësishme që Presidentit të jetë konsensual dhe në mbështejtje të Kushtetutës.
Jam i kënaqur me marrëdhënien time me z.Rama, ai është shumë i hapur është shumë miqësor. Jam i kënaqur që ka diskutime, dhe jam i kënaqur që nuk do të jetë një vendim nga një person i vetëm se kush do të jetë presidenti, por në këtë çështje janë përfshirë të gjithë aktorët politikë. Për SHBA është e rëndësishme që nga Kushtetuta, Presidenti të përfaqësojë unitetin e opullit, pas i takon atij të caktojë kreun e Prokurorisë. Është një çështje e rëndësishme për BE- në dhe SHBA- në. Është e vështirë të gjejmë personin e duhur, por është i rëndësishëm si proces. Do të ketë më shumë takime, më shumë darka mbi zgjedhjen e Presidentit- tha Arvizu.
Më tej ai tha se nuk është diskutuar për emra konkretë, por që të ketë më tepër konsultime mes palëve.
Në lidhje me Reformën Zgjedhore, ai u shpreh se ka përparime, por ka edhe ngecje të negociatave. Ambasadori ka kërkuar që Reforma është mirë të kryhet para zgjedhjes së Presidentit. Ndërsa ka kërkuar që kreu i shtetit të zgjidhet që në raundin e parë të votimit.
Dua të vlerësoj parlamentin për ligjet me 3/5, por ka ende punë për të bërë. Kemi rënë dakort me z. Rama që partitë të bëjnë çështë e mundur të zgjidhin këtë çështje para Presidentit, pasi nuk do të ishte mirë. Ne e dimë se cfarë thotë Kushtetuta dhe objektivi kryesor është të zgjidhet Presidenti që në votimin e parë. Nuk duhet të jetë objektivi në raundin e 4 dhe 5- të- deklaroi diplomati amerikan.
Në mbyllje ai ka thënë se shpreson që të ketë më tepër tryeza të përbashkëta ku të diskutohet për një emër konsensual.
k.t/ idea
