E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mjekët, shqetësim për farmakovigjilencën

Mjeket shqiptare ngrejne shqetësimin, se sistemi i farmakovigjilences, qe do te merret me efektet e barnave qe tregtohen ne vend, do te gjeje veshtiresi ne zbatimin e tij. Ata shprehen, se ne radhe te pare, ne farmacite shqiptare, qytetareve duhet tu sherbejne, farmaciste me arsimin perkates, pasi ne jo pak raste, shprehen ata, shume njerëz, kane rrezikuar jeten, duke mare medikamente nga njerëz jo profesioniste.

"Ne kemi nje problem shume te madh edhe ne sistemin e farmacive, qe rregullat dhe ligji i farmacive kondicion qe farmacistet duhet te jene me shkolle te larte, ne disa raste duhet te jene ndihmes farmaciste. Fatkeqesisht ne Shqiperi jo gjithmone gjen farmacist ne farmaci. Keshtu qe, nje recete e papershkruar me kujdes nga ana e mjekut dhe nje farmacist jo fort kompetent ne dhenien e ketij medikamenti, shume here krijon probleme dhe kemi patur shume raste qe kane rrezikuar jeten e pacientit", thote Mehmet Hoxha, mjek alergolog, nen/drejtor i QSUT-se.

Nje problem qe duhet te zgjidhet, per zbatimin e farmakovigjilences eshte dhe dhenia e barnave me recete, nga mjeku, ku farmaciste duhet te pershkruaje, te gjithe efektet farmakologjike, te barnave qe tregton.

"Forcimi i sistemit te referimit qe po ndodh ne sistemin shendetesor ka rritur kete fluks pacientesh te cilet shmangin mjekun dhe shkojne direkt ne farmaci qofte kjo dhe per tradite. Kjo me ligj penalizohet", vijon Hoxha.

Sistemi i farmakovigjilences, eshte mirëpritur nga mjeket, pasi keshtu do te arrihet te kontrollohet cilësia e barnave qe qarkullojne ne vend, dhe te njihet origjina dhe efektet e tyre tek pacientet.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›