Christina Aguilera me album të ri
LOS ANGELES- Këngëtarja Amerikane e njohur me zërin e saj kumbues Christina Aguilera pas një pauze të gjatë ka njoftuar për hedhjen në treg të këngës së saj më të re, nesër më datën 25 Mars.
Edhe pse kohëve të fundit më shumë ju është përkushtuar xhirimeve për filmin e saj të titulluar ‘Burlesque’, ajo ka publikuar në faqën e saj zyrtare lancimin e singlit të parë, këngë kjo e cila edhe do të paralajmëroi albumin e saj më të ri të cilin e ka emërtuar ‘Bionic’. Kjo këngë titullohet ‘Not Myself Tonight’, ndërsa këngëtarja ka publikuar edhe fotot të cilat do ta paralajmërojnë këtë këngë, ku këngëtarja Aguilera duket si një “djall seksi”.
Vlen të përmendim se albumi i fundit nga këngëtarja Aguilera është lancuar në vitin 2006 me titullin ‘Back to Basic’, ndërsa në ndërkoh gjatë këtyre 4 viteve, kohën më të madhe Aguilera ia ka kushtuar familjes, apo bashkëshortit të saj Jordan dhe djalit të saj Max, të cilin e lindi në vitin 2008.
(m.a/BalkanWeb)