Përfundon takimi i Cooper me zyrtarët serbë

Pas tri orë bisedimesh, ka përfunduar takimi në Rashkë mes përfaqësuesve të Qeverisë së Serbisë, Borisllav Stefanoviç e Goran Bogdanoviç me ndërmjetësin e Bashkimit Evropian në dialogun Prishtinë-Beograd.
Anjëri nga zyrtarët nuk ka dhënë deklarata për media në lidhje me takimin.
Njoftohet se Cooper është larguar i pari nga ndërtesa e kuvendit komunal, ku është zhvilluar takimi. Por ai nuk ka dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Pritej që në takim të diskutohej gjendja e krijuar në veriun e Kosovës pas ndërhyrjes së autoriteteve kosovare për të shtrirë kontrollin edhe në pikat kufitare në veri.
Serbët lokalë kanë bllokaur disa rrugë magjistrale në pjesën veriore dhe po kërkojnë zgjidhje në kuadër të dialogut.