E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfundon takimi i ministrit gjerman me Ramën

Ministri gjerman Dirk Niebel ka përfunduar takimin me kryetarin e opozitës, Edi Ramën. Takimi ka zgjatur për më tepër se një orë, dhe është zhvilluar në selinë rozë. Po ashtu, ministri gjerman është takuar edhe me deputetët socialistë, Mimi Kodhelin dhe Ditmir Bushatin.
Në takim është folur për daljen e vendit nga ngërçi politik, ndërkohë që pritet që ministri gjerman të japë një deklaratë për mediat, ku do të flasë për këto bisedime.
Ky është takimi i parë që Nibel zhvillon në Shqipëri. Takime të tjera të tij mund të zhvillohen me lider të politikës shqiptare, për të negociuar për situatën politike.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›