Ministri gjerman Niebel, takim me kreun e PS-së

Ministri gjerman për Zhvillimin, Dirk Niebel i cili ndodhet në Shqipëri për një vizitë pune, është takuar me kryetarin e Partisë Socialiste Edi Ramën. Takimi është zhvilluar në selinë rozë.
Po ashtu Niebel është takuar edhe me deputetë të tjerë socialistë. Ai ka zhvilluar takim me deputeten socialiste, Mimi Kodheli dhe deputetin tjetër Ditmir Bushatin.