Banda e Durrësit, vijon shtyrja e seancave, avokatët s'paraqiten
Maratona e shtyrjes së gjyqit të bandës së Durrësit vazhdon ende edhe ditën e enjte duke bërë që gjykata të vendos që ky gjyq të zhvillohet dy herë në javë. Shkak sërisht janë avokatët e të pandehurve të kësaj organizate. Mungesa e avokatëve apo ndarja mes tyre për mbrojtjen e të pandehurve ka bërë sërish që trupi gjykues në Gjykatën e Krimeve të Rënda të vendos sërisht shtyrjen e tij. Por pikërisht shtyrjet e një pas njëshme kanë bërë që gjykata të vendos që seanca gjyqësore në ngarkim të të pandehurve të bandës së Durrësit të zhvillohet dy herë në javë. Ndërkohë, sipas burimve nëse shkak për shtyrjen e seancës bëhen avokatët afatet e paraburgimeve të të pandehurve pezullohen. Në këtë proces janë të pandehur 16 persona, të akuzuar për disa episode të rënda kriminale, ndër to, disa vrasje të ndodhura vite më parë në Durrës.