E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksidentet, policia shpërndan fletë palosje

Policia e Tiranës ka organizuar një fushatë sensibilizimi me synim uljen e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë në rrugë. Drejtues të policisë rrugore Patrulla e Përgjithshme u angazhuan duke përcjellë mesazhe dhe fletë palosje sensibilizuese në rrugën e Kavajës, në kryqëzimin e Shkollës Teknologjike e shtrirë deri në Unazën e Re.
Kjo fushatatë sensibilizuese, do të vazhdojë edhe në të ardhmen, përkrah masave të marra për ndëshkimin e të gjithë kundravajtëse në fushën e qarkullimit rrugor.
Drejtuesve të mjeteve dhe përdoruesve të rrugës, ju shpërndanë fletë palosje lidhur me : shpejtësinë (neni 139) i Kodit Rrugor, Drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkolit (neni 184) ; Parkimet e gabuara (nenet 155, 156, 157) të Kodit Rrugor, me anë të cilave Policia e Tiranës u ka kërkuar bashkëpunim për respektimin e dispozitave në fushën e qarkullimit rrugor. Gjithashtu, Policia e Tiranës, po ndërmerr masa lidhur me shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga kundravajtjet administrative, kështu vetëm në 24 orë janë pezulluar 46 leje qarkullimi të mjetit, drejtuesve të mjeteve deri në shlyerjen e masës administrative të vendosur ndaj tyre. Ndërsa masa administrative në total të vendosura janë 1751 me vlerë 1. 750 530 lekë. Po këto masa do të vazhdojnë të ndërmarren.
.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›