E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përfunduan në spital nga fishekzjarrët

Policia e Tiranës ka regjistruar 6 raste me djegie nga fishekzjarrët, megjithatë shumë të tjerë nuk janë regjistruar.

Të lënduarit kanë marrë mjekimet e duhura në spital e më pas janë larguar për në shtëpitë e tyre. Ndërkohë, të paktën tre janë aksidentet rrugore që janë regjistruar në zona të ndryshme të kryeqytetit. Forca të shumta policie kanë qëndruar gjatë natës së shkuar në pika të ndryshme të Tiranës dhe qyteteve të tjera.

 Një ditë më parë kreu i Ministrisë së Brendshme si dhe drejtues të policisë, paralajmëruan përforcime. “Kemi marrë masa të posaçme në spitale, duke përforcuar shërbimet nga ngjarjet kriminale dhe incidentet e ndryshme të fizhekzjarreve. Qarkullimi rrugor do të ketë patrulla ndihmëse, me 30 efektivë të policisë që kanë kaluar në radhët e Policisë Rrugore për këtë natë”, shprehet Sajmir Muça, drejtor i Policisë së Tiranës. /Start/

                                                                                             2012-01-01 15:52
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›